Vendosën në makinë stemat e institucioneve për t’i shpëtuar Policisë, disa të proceduar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vijon kontrollet për të gjithë automjetet që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik.

Në funksion të kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme shtesë pamore në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar, shkelje për të cilat u janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara ne Ligj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të territorit rrugoret e kryeqytetit krahas detyrave me karakter parandalues kanë ndjekur me përparësi planin e veprimit për verifikimin e të gjithë automjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik si dhe ato me sisteme shtesë pamore e zanore qe përdoren në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ne Ligj.

Ne funksion te kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme shtesë pamore në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Ligjit Nr.8378, datë 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shkelje për të cilat u janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në Ligj.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore për veprën penale të parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV