I këputi këmbën 23-vjeçares, Gjykata rrëzon Prokurorinë: S’ka burg për djalin e ish-drejtorit të Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Jehon Breçanin, djalin 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23-vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi këmbën.

Më datë 29 qershor Prokuroria e Tiranës kërkoi që të kthehet në burg i riu që lëvizte me Mercedes duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Mirëpo Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e sotme 13 korrik 2021, referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin.

Njoftim për media lidhur me çështje penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Tiranë

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen XH.G.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo edhe :  Media italiane: Tirana surpriza e madhe turistike përtej Adriatikut

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI:

– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV