Southgate kishte lënë Pikford të gjuante i gjashti , portieri i Anglisë kishte shënuar penalltitë te shishja e ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikford ishte në nivel të lartë sa i përket finales mes Anglisë dhe Italisë në Europian. Nëse tre luanët kanë shkuar deri te 11-metërshat, meritë të madhe ka edhe gardiani i tyre. Por edhe sa i përket ruletës ruse Pikford shkëlqeu duke pritur dy penallti, pavarësisht se këto pritje nuk i dhanë trofeun Anglisë me gabimet e Rashford, Sancho dhe Saka.

Një detaj interesant ishte fakti se Pikford përsëriti vitin 2018 në Botëror për të marrë shishen magjike. Në shishen e ujit të portieri anglez ishin të shënuara edhe penalltitë e lojtarëve italianë se ku do të goditeshin ato me krahun e preferuar sipas studimit. Në fotografinë e publikuar në media gjendeshin lojtarë si Alessandro Florenzi, Giacomo Raspadori, Rafael Toloi, Bryan Cristante, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Ginaluigi Donnarumma që ishin të shkruara në një faqe, por askush prej tyre nuk ekzekutoi.

Për të vazhduar me detajin tjetër sa i përket zgjedhjeve të ekzekutuesve të penalltisë nga ana e Southgate. Sipas asaj që raportojnë mediat, nëse Saka do të kishte dërguar topin në rrjetë, lojtari tjetër që do të godiste te Anglia ishte portieri Pikford. Një tjetër bast i rrezikshëm ky nga ana e trajnerit të Anglisë duke vendosur portierin në rendin e 6 dhe për të lënë jashtë emra që kanë treguar efikasitetin e tyre nga 11-metrat. Gardiani e ka goditur një penallti kundër Zvicrës në 2019 dhe shfaqi siguri, por ky tregues nuk mund të ishte i mjaftueshëm në finale të Europianit.

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV