Pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit, burri vdes nga kafshimi i kobrës kur tentoi ‘ta puthte’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një filipinas i njohur si ‘njeriu gjarpër’ dhe pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit të tyre, ka vdekur së fundmi kur një kobra e kafshoi në gjuhë teksa “mjeshtri” tentonte ta puthte për të dhënë spektakël.

62 vjeçari Bernardo Alvarez, kapi kobrën e famshme të veriut të Filipineve disa momente para vdekjes së tij në qytezën Mangaldan, të provincës veriore Pangasinan javës që shkoi.

‘Zbutësi’ i gjarpërinjve ishte brohoritur nga spektatorët dhe fqinjët kur arriti të kapë gjarprin e rrëshkitshëm dhe nisi ta tregonte atë për turmat admiruese.

Por teksa jepte shfaqjen e tij, Bernardo e afroi kobrën pranë fytyrës teksa pretendonte se po e puthte në gojë.

Kobra njihet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, dhe në rastin konkret sulmoi kapësin e saj duke e kafshuar në gjuhë.

Burri i shokuar ulëriti me dhimbje, para se të binte përtokë e të vdiste pak minuta më vonë.

Zyrtarja shëndetësore e provincës Dr Anna de Guzman tha: “Helmi i këtij gjarpri shkakton paralizë nervore, dhe kjo i ndodhi edhe ‘njeriut gjarpër’. Paraliza mund të ndalojë frymëmarrjen dhe rrjedhën e oksigjenit në trupin e viktimës, më pas dhe ndalimin e zemrës së tij”.

Mjekët nxituan të ndihmonin Bernardo por ai nuk reagonte më dhe trupi i tij ishte i ngrirë nga efekti i helmit.

Ata konfirmuan më vonë se toksinat e helmit kishin sulmuar shpejt sistemin e frymëmarrjes së viktimës, duke e ngrirë atë.

Motra e Bernardos, Teresa Oca, e cila ishte në skenën e ngjarjes, tha: “Një polic dhe një doktor erdhën për ta ndihmuar sepse nuk kishte puls. Ata nuk arritën të bënin gjë, helmi ishte shumë i fortë.”

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV