Mes personave të helmuar në Deçan edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Motra ime me fëmijët u prekën më rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan. Kjo u bë me dije nga vetë ai, i cili u shpreh se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës, po u prekën rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Ndërkohë, ndërsa foli për situatën në Deçan, Haradinaj tha se paraqitet disi më qetë dhe se është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në ‘Kanal 10’ në Kosovë.

Prej një javë tashmë Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht u dyshua se shkak ishe uji, ku nga analizat rezultoi se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Të fundit

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë. Berisha theksoi se...

Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Një ton gjigant blu, i aftë të sigurojë ushqim për rreth 1000 njerëz, është kapur aksidentalisht në brigjet jugore të Anglisë, raportojnë mediat vendase. Jonathan...

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Nga Edvin Kulluri “Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj,...

Lajme të tjera

Web TV