Europa vendos: Mund të pushohen nga puna gratë myslimane që mbajnë shami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë mund të ndalojnë që punonjësit myslimanë të mbajnë shami në punë, por kjo nën kushte të caktuara, tha gjykata e lartë e Bashkimit Evropian. Kjo pasi disa gra muslimane në Gjermani u pezulluan nga puna vetëm prej shamisë dhe veshjes së tyre islamike.

Ndalimi i vendosjes së diçkaje që shpërfaq besime politike, filozofike apo fetare në vendin e punës, mund të arsyetohet me nevojën e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral te konsumatorët, apo për të parandaluar mosmarrëveshje shoqërore. Megjithatë, ky arsyetim duhet të jetë në përputhje me nevojën e sinqertë të punëdhënësit dhe, bazuar në të drejtat dhe interesat në fjalë, gjykatat kombëtare mund të marrin parasysh kontekstin specifik të shtetit të tyre, me qëllim të mbrojtjes së lirisë fetare.

Në Gjermani, dy gratë që u pushuan nga puna nuk kishin mbajtur shami në fillim kur kishin ardhur në punë, por e vendosën atë pas disa kohësh. Por punëdhënësi i tyre u tha se kjo nuk ishte e lejuar, duke iu thënë se duhej të vinin pa shami në punë në të kundërtën do të pezulloheshin. Çështja e hixhabit ka ngjallur shumë polemika në Evropë për vite me radhë dhe ka nënvizuar ndarjet e mprehta për integrimin e myslimanëve.

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV