Rrezikoi humbjen e jetës, rikthehet në fushë pas 8 muajsh lojtari i Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leja e shumëpritur nga mjekët më në fund ka ardhur për Raul Jimenez. Sulmuesi mund të kthehet me Wolves në fushë dhe ditën e sotme ai e nis nga minuta e parë ndeshjen miqësore ndaj Crewe Alexandra.

Meksikani nuk luan që nga data 29 nëntor e vitit të shkuar, kur u dëmtua rëndë në një ndeshje të Wolves ndaj Arsenal, pas një dueli të ashpër kokë më kokë me David Luiz.

Pas përplasjes Jimenez ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital, ku diagnoza ishte e frikshme. Ai kishte pësuar frakturë në kafkë dhe iu desh të operohej në mënyrë të menjëhershme sepse i rrezikohej jeta.

Prej muajsh ai është kthyer në stërvitje të veçuar, nën masa të rrepta sigurie për shëndetin dhe më në fund ai mund të kthehet në fushë në një ndeshje normale pas gjithë atij rreziku që kaloi.

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV