Sarri i del në mbrojtje Muriqit dhe u kthehet tifozëve: Nëse ju dëgjoj të thoni diçka tjetër, do boshatisni tribunën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse në ditët e para të tij në krye të Lazios, trajneri Muarizio Sarri ka marrë në mbrojtje skuadrën.

Tekniku, i është kthyer tifozëve që po kritikonin sulmuesin shqiptar Vedat Muriqi. Tekniku toskan, është afruar pranë tribunës dhe i ka thënë turmës së njerëzve: “Nëse ju dëgjoj të thoni diçka tjetër për Muriqin, do boshatisni tribunën”, u tha tifozëve ish-trajneri i Napolit dhe i Juventusit.

https://streamable.com/rhqx0j

Sipas Calciomercato.com, një grup tjetër i mbështetësve të Lazios e lavdëruan trajnerin për mbrojtjen e sulmuesit i cili nuk kishte arritur t’i plotësonte pritjet në sezonin e tij të parë në klub.

Muriqi u transferua në Stadio Olimpico në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbache në verën e vitit 2020, por shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje me Biancocelesti në Serie A sezonin e kaluar.

Sarri, i cili fitoi kupën e Europa League me Chelsean në 2018, ka zëvendësuar Simone Inzaghin në Lazio, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me ‘Aquile’.

Të fundit

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Granit Xhaka i ka komunikuar klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron të transferohet te Sunderland, raporton gazetari i njohur David Ornstein për...

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sipas dy diplomatëve europianë,...

Lajme të tjera

Web TV