Kosova konkurron për 2 çmime/ Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kanë të Francës po mbahet nata finale e festivalit tradicional te filmit, përkatësisht edicionit të 74-t të tij.

Në edicionin e këtij viti garojnë dy filma me produksion kosovar, e ata janë filmi me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, dhe filmi “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luana Bajrami.

Atje ndodhet edhe familja kryeministrore, e përbërë nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me bashkëshorten, Rita Augestad Knudsen, dhe vajzën e tyre Lea.

Kryeministri Kurti u shfaq elegant i veshur me një kostum të zi, teksa vëmendja më e madhe ka kaluar te gruaja e tij norvegjeze, e cila është veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë, vajza e tyre e vogël është veshur me një fustan të linjës “Strawberry Dress” të stilistes shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Lirika Matoshi.

Kosova konkurron sonte për çmimet “Palma e Artë” me filmin e regjisorit Karahoda dhe për çmimin “Kamera e Artë” me filmin e regjisores Bajrami.

Të fundit

“Mungoi në funeralin e shokut, me jaht në Mallorca”. Mediat portugeze sulmojnë CR7

Cristiano Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota (dhe të vëllait), ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren...

Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson

Nga Frrok Çupi Sapo Edi Rama zbriti në Vlorë dhe urdhëroi që ‘shteti lokal i Vlorës’ të çlironte hapësirat publike nga pushtimi i të paktëve,...

Pse Polonia po rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë?

Polonia ka rivendosur kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë mesnatën e së dielës, në një veprim që synon frenimin e migracionit të parregullt. Migrimi ka...

SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Jakin Marena Në fillim ishte Sali Berisha ai që i dha fund ‘këngës’ së përditshme në majë të ballkonit të katit të tetë të pallatit të tij...

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në...

Lajme të tjera

Web TV