E frikshme, nënës i rrëmbejnë djalin 5-vjeçar nga duart/ Ja si e shpëton gruaja (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua e shpëtoi djalin e saj në një incident të tmerrshëm, duke e tërhequr atë nga makina e një rrëmbyesi përmes dritares, pasi djaloshi ishte rrëmbyer përgjatë një trotuari në Queens.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një njeri i panjohur u kap në një video duke rrëmbyer pesëvjeçarin Jacob në rrugë në lagjen Richmond Hill, para se nëna e tij të mobilizohej për ta ndihmuar.

“Unë thashë, ‘o Zot, fëmijët e mi, o Zot, djali im’”, tha 45-vjeçarja Dolores Diaz Lopez.

Gruaja vuri në dukje se i huaji nuk tha asgjë kur e kapi djalin e saj, dhe se ajo nuk e kishte kurrë më parë.

Në një intervistë, Dias Lopez sqaron se ajo dhe fëmijët e saj ishin rrugës për të vizituar babanë e tyre rreth orës 20:00 të enjten, në Hillside Avenue në lagjen e Neë York City, kur burri doli nga një makinë e parkuar dhe vrapo tek ata.

Hetuesit thanë se nuk ka prova që të dyshuarit e njihnin nënën e djalit.

I dyshuari për rrëmbimin e fëmijës dhe një burrë tjetër shihen në video duke ikur në jug të Hillside, para se të ktheheshin në perëndim në Jamaica Avenue.

Të fundit

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Lajme të tjera

Web TV