E rëndë në Greqi/ 30-vjeçari hedh nga shkëmbi të dashurën, ndërron jetë e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ngjarje ka tronditur Greqinë, një ditë më parë, pas vrasjes tragjike të 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot. Mediat fqinje raportojnë se ditën e djeshme një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në det me shenja dhune.

Bëhet fjalë për të renë e quajtur Garifalia, që sipas dëshmitarëve, është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.

Ai ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij nga dalë prej aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.

30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garifalia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV