“Lëvizja e lirë”, utopia e njerëve të kontrolluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Vështirë që ta kalosh kufirin, si një njeri i lirë ku kërkon të bësh një vizitë turistike jashtë vendit, apo të bësh pushime të paprenotuara. Lajmet e afishuara gjithkund të bëjnë me dije se shumë nga vendet e BE-së nuk i njohin të gjitha vaksinat që prodhohen në botë. Madje ato nuk njohin as vaksinat e licensuara perëndimore, por që prodhohen në vendet e botës së tretë, si dhe ato që cilësohen “në zhvillim”.

Lëvizja e lirë e njerëzve, po kthehet në utopi. Në kufi do të duhet të paraqesësh certefikatën e vaksinimit edhe dokumenta mjekësorë që vërtetojnë se ke kryer tamponin dhe nuk rezulton i prekur nga virusi. Përndryshe do të ngarkosh valixhet përsëri në taksi e të bësh rrugën nga erdhe.

Varianti “Delta”, si nënfish i Coronës, është përhapur aq gjerësisht sa që shifra zyrtare e vdekjeve në botë që prej fillimit të pandemisë e ka kapërcyer 4 milionin.
Ndërkohë, në Angli, po presin datën 19 korrik, ku ligji mbi pandeminë shfuqizohet dhe ishulli hyn në jetën normale. Anglezët si gjithmonë, në krah të kundërt…
Jemi ende në mesin e verës por të gjitha sinjalet na japin të kuptojmë se që në fillim të vjeshtës, në mos edhe më parë, bota do të futet në një tjetër kolaps, e ndoshta në “lockdown”.

Liria e muajve të fundit, ku hoqëm masivish maskat, dhe orari i “ajrimit” u shty me dy a tri orë më shumë, sikur na dehu dhe na krijoi perceptimin e gabuar se ishim shqetësuar kot. Kjo situatë e brishtë na lejoi të ndiqnin lirshëm kampionatin Evropian, dhe të bënim ca ditë plazh ku më së shumti u grindëm për ccmimet e rritura në tërësi, ato të karburantit në veccanti, si dhe për shezlonët. Por asgjë nuk përfundon këtu.

Lexo edhe :  "Shqiptarët të bëjnë më shumë"… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Andej nga tetori futemi në vitin e tretë të Pandemisë, që nga çasti kur Corona që shkakton Covid-19 u zyrtarizua si një virus vdekjeprurës. Shumë ekspertë e udhëheqës shtetesh, deklarojnë se “lockdown”-i i sugjeruar hera-herës, nuk do të futet më në veprim, për më tepër që njerëzit e vaksinuar janë masivizuar, por minimalisht do të kërkohet të bëhet edhe një dozë e tretë vaksine, për të pasur garancinë e duhur. Kjo do të thotë se do vazhdojnë të xhirrojnë ende para.

Megjithatë duket se jemi larg nga të qenit “të lirë”, ndaj presioni për të na mbajtur edhe ca kohë në “burg” vazhdon të jetë në rritje.

Të fundit

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që besojnë akoma se “në politikë...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Lajme të tjera

Web TV