Britania e Madhe heq plotësisht kufizimet e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së sotme në Britaninë e Madhe do të hiqen pothuajse të gjitha kufizimet. Qytetarët britanikë mund të takohen me sa persona të duan, të jenë pjesë e organizimeve dhe të  klubeve të natës.

Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa hapësira por nuk është e detyrueshme me ligj.

Në një material të publikuar të dielën pasdite në “Twitter”,kryeministri Boris  Johnson ka thënë se tani është “momenti i duhur” për të jetësuar fazën finale të heqjes së masave.
“Nëse nuk bëjmë diçka të tillë tani, ne duhet ta pyesim veten se kur do ta bëjmë?” u ka thënë Johnson qytetarëve.

 

“Mirëpo duhet ta bëjmë këtë gjë me kujdes. Duhet ta kujtojmë se virusi është ende me ne. Numri i të infektuarve po rritet, po e shohim variantin jashtëzakonisht ngjitës Delta”, vijoji kryeministri.

Masat e respektuara për 17 muaj, janë hequr disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefi i Thesarit, Rishi Sunak, kanë bërë të ditur se do t’i nënshtrohen masës 10-ditore të karantinës, në linjë me politikat qeveritare për çështje shëndetësore.

Të dy zyrtarët kanë qenë në kontakt me Sekretarin britanik për Shëndetësi, Sajid Javid më 16 korrik, i cili është infektuar me koronavirus, pavarësisht pse ka marrë dy doza të vaksinës kundër këtij virusi.

Mbretëria e Bashkuar është duke regjistruar mbi 50,000 raste të infektimit në ditë.

Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90 për qind e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 për qind të dyja dozat.

Lexo edhe :  “Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Qeveria ka thënë se vaksinat kanë shkëputur lidhjen në mes të virusit dhe personave të shtrirë në spitale, si dhe vdekjeve.

Në gjithë globin, varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është duke shkaktuar rritje të infektimit dhe është duke rrezikuar rikthimin e masave kufizuese në disa vende.

 

 

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV