Kurban Bajrami, në Mekë lejohen vetëm besimtarët e vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pelegrinët myslimanë të vaksinuar kundër koronavirusit, janë mbledhur të dielën për pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të huaj për të dytin vit me radhë që të marrin pjesë në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të veshur me të bardha dhe duke mbajtur ombrella kundër motit të nxehtë, 60,000 shtetas sauditë dhe banorë të këtij vendi, kanë nisur kryerjen e riteve, të cilat i ka obligim t’i kryejë një herë në jetë secili mysliman që mund ta përballojë financiarisht udhëtimin.

Më 2019, pjesë e Haxhit kanë qenë 2.5 milionë banorë.

“I lutem Zotit për t’i dhënë fund koronavirusit, na ka frikësuar shumë dhe e ka bërë situatën shumë të vështirë”, ka thënë pelegrini palestinez, Hassan Jabari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Arabia Saudite, që vitin e kaluar ka lejuar vetëm disa mijëra persona që ta kryejnë Haxhin, është shtëpi e vendeve më të shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës.

Meqë koronavirusi është shqetësimi kryesor i këtij viti, autoritetet kanë kufizuar qasjen e pelegrinëve vetëm për moshat 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë qenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, dhe nuk vuajnë nga sëmundjet kronike.

 

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV