Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndër të tjera policia bën me dije se në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë të cilët kanë drejtuar motomjetin pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  I. K., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Q. K., 42 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

-G. A., 50 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-S. A., 47 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

-M. R., 18 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, ku rrufeja goditi fushën në mes...

Sulmet e SHBA ndaj Iranit kanë rezultuar të tmerrshme, por rruga e paqes është e mundur

Ekzekutimet nga një regjim hakmarrës në Teheran po shtohen me ritme alarmante. Perëndimi duhet të ndjekë një strategji tjetër. Simon Tisdall Varja është metoda e preferuar...

Lajme të tjera

Web TV