Krimineli i rrezikshëm me dy emra arrestohet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit, i shpallur në kërkim për plagosje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

Erjon (Sefer) Markol (Markola), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

“Po tentojnë të blejnë votat”/ Policia arreston dy persona: U gjet listë me emra dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -L. N., 45...

Elisa Spiropali voton e para/ Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes. Ajo ushtroi të drejtën e saj në Qendrën e Votimit pranë...

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur 140 deputët...

Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me problematika në disa zona të vendit, duke penguar qytetarët që të ushtrojnë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si duken fletët e votimit sipas qarqeve

Sot shqiptarët votojnë për Kuvendin e Shqipërisë. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë me qytetarët pamjet se si duket fleta e votimit...

Lajme të tjera

Web TV