Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Veliaj familjes Nela: Po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, kanë përfituar edhe familjarët të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë. Familja Islamaj e ardhur nga Kukësi në Petrelës u vizitua ditën e sotme nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përveç urimit për shtëpinë e re, u shpreh se puna për rindërtimin nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike. Veliaj tha se në Petrelë po vijon puna edhe gjatë ditëve të nxehta të verës për përfundimin e 62 shtëpive të mbetura që u dëmtuan nga tërmeti në Tiranë.

 

“Kjo punë nuk bëhet pa bashkëpunim. Nëse secili jep një dorë, si shtëpia e Nazmies po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera. Kushdo që na sheh duhet të kuptojë se ashtu siç u bë kjo shtëpi, do bëhen edhe të tjerat. Shumica e njerëzve do shkojnë për pushime, por ne jemi ajo pakica që do duhet t’i çojë këto punë deri në fund, duke shfrytëzuar kohën tani që rrugët janë të lira, që ka rënë pak fluksi”, u shpreh Veliaj.

 

Më tej, Veliaj u shpreh se në kopshtin e ri në Fikas dhe në shkollën në Mangull kanë filluar regjistrimet e fëmijëve, të cilët nuk do të kenë më nevojë të humbin kohë me mjete të ndryshme transporti për të shkuar në shkollë, por do t’i kenë pranë shtëpisë.

 

“Hapja e shkollës së re dhe kopshtit na jep një mundësi që t’u themi banorëve: Për sa kohë që gjithë të pasurit e Tiranës po mundohen të vijnë në Petrelë e në Farkë, nuk ka asnjë sens që fëmijët e Farkës e Petrelës t’i hipin fugonit për të shkuar në Tiranë. Nga kopshti deri në gjimnaz, fëmijët s’kanë nevojë të bëjnë vara-vingo. Do të duhet ta japim këtë mesazh dhe nuk ka nevojë fare që të hyjmë mik për t’i çuar te shkollat e Tiranës e kalamajtë të harxhojnë një orë për të shkuar e një orë për të ardhur, tani që hapen shkollat e reja”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Lajme të tjera

Web TV