Festë e “përgjakshme” në Itali/ I riu hap zjarr me armë, 10 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Taranto të Italisë. Festa e 300 studentëve të një universiteti ka përfunduar me dhjetë të plagosur.

Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi në klubin e Yachting-ut në San Vito, ku gjatë festës së studentëve dy grupe filluan të grindeshin me njëri-tjetrin. Një i ri më pas nxori armën dhe si pasojë e të shtënave plagosi katër vajza dhe gjashtë djem, përcjell abcneës.al.

Sherri fillimisht ka nisur mes dy djemve njëri nga Taranto dhe tjetri nga Grottaglie.  Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se të rinjtë janë grindur për shkak të ndikimit nga alkooli që kishin konsumuar.

Sipas dëshmitarëve i riu nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte. Të plagosurit janë të moshës 20 dhe 28. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat për të transportuar të plagosurit.

Sakaq, policia njoftoi se ka ndaluar një person. Mund të kishte përfunduar në një masakër, por për fat të mirë asnjë nga dhjetë të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV