OBSH: Delta do të bëhet dominuese brenda muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Delta – variant më ngjitës, i zbuluar për herë të parë në Indi – është regjistruar tashmë në 124 territore, 13 më shumë se javën e kaluar, tha OBSH-ja në raportin javor epidemiologjik. “Pritet që Delta t’i tejkalojë me shpejtësi variantet e tjera dhe të bëhet dominuese gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në raport.

Nga tri variantet e tjera, të klasifikuara si shqetësuese nga OBSH-ja, Alfa – e zbuluar për herë të parë në Britani – është raportuar në 180 territore; Beta – e zbuluar në Afrikë të Jugut – është raportuar në 130 territore dhe Gama – e zbuluar në Brazil – është raportuar në 78 territore.

OBSH-ja po ashtu tha se 3.4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar javën e kaluar në botë – 12 për qind më shumë se në javën para asaj. “Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme”, tha OBSH-ja.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka infektuar deri më tash mbi 191.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur. Në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.9 miliardë vaksina.

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV