Kapet në Selanik shqiptari, dhunoi për vdekje të moshuarin për paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke i ka thënë medies vendase se ka hedhur dritë mbi një krim të rëndë të ndodhur 5 vite më parë. Sigurisht që autorë janë shqiptarë. Grekët e hetimit kanë mundur të kapin njërin nga ata që dyshohet që kanë qenë në banesën ku është gjetur e pajetë një person ndërkohë që kishte humbur jetën pikërisht nga dhuna e ushtruar nga dy persona. Gjithçka kishte ndodhur në një skenë grabitjeje. Policia mban sekret emrin e shqiptarit të arrestuar, ndërkohë që ditën e hënë ai pritet të dalë para gjykatës së Selanikut për tu njohur me masën paraprake të sigurisë.

Policia greke lajmëroi se një shqiptar 40-vjeçar u arrestua për vrasje që kishte kryer pesë vjet më parë në Plagiari, Selanik gjatë një vjedhje me dhunë. I arrestuari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, kishin torturuar për vdekje një 85-vjeçar vendas. Ai kishte refuzuar tu tregonte se ku i kishte paratë, atëherë dy personat-grabitës e kishin torturuar derisa i kishin marrë jetën.

Ai ishte në pritje të urdhrit të arrestit nga autoritete vendore të Selanikut, ku identifikua si një nga autorët e vrasjeve dhe grabitjeve të 85-vjeçarit, më 15 gusht 2015. Rasti kishte tronditur komunitetin lokal, si dhe tërë vendin, pasi i moshuari ishte torturuar për vdekje nga dy autorët. Aso kohe kur ndodhi ngjarja u tha se brenda shtëpisë ishte edhe motra e moshuar e sëmurë rëndë e viktimës, që autorët nuk kishin arritur ta vinin re e për pasojë duket se kishte mundur të shpëtonte gjallë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Lajme të tjera

Web TV