Bypass-i i Gjirokastrës/ Margariti: UNESCO nuk kërkoi ndërprerjen e punimeve, do të sjellin ekspertë për monitorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa inspektoi sot punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, i dha përgjigje edhe disa lajmeve që qarkulluan një ditë më parë në media, ku thuhej se UNESCO doli me një rezolutë duke kërkuar pezullimin e punimeve. Për mediat, Margariti u shpreh se është bërë një abuzim në lidhje me këtë lajm, ndërsa sqaron se UNESCO nuk ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, por që të sjellin ekspertë të tyre për të kryer një monitorim.

Sipas Margaritit, punimet për Bypass-in e Gjirokastrës vijojnë duke qenë edhe në kontakt me UNESCO-n dhe duke ndjekur rekomandimet e tyre, në lidhje me objektet me vlerë arkeologjike që mund të dalin nga gërmimet.

“Më vjen keq për të gjithë abuzimit që është bërë mediatikisht për të gjithë komunikimin që ne kemi patur me UNESCO. Është një komunikim i hershëm që kemi mbajtur me UNESCO-n si për çdo projekt të tillë. Në këtë rast ne kemi patur në fillim të qershorit prej tyre një komunikim për një draft menaxhimi dhe ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet sepse bien ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre, siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera. Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve.

Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lënë nga UNESCO, ne duam të bëjmë që qendra historike dhe ndërhyrja në qafën e pazarit, të mos jetë më një hapësirë historike ku kalojnë makina. Faza në të cilën ne jemi, është fazë emergjente për pjesën e erozioneve, sistemin e përroit dhe është fazë përgatitore për projektin finalizues për Bypass-in dhe sigurisht që jemi në komunikime me UNESCO-n dhe patjetër ne do të presim edhe rekomandimet nga UNESCO”, tha Margariti.

Lexo edhe :  Veliaj: Po me hetojnë edhe se kam takuar dy agjentë të huaj…

Kujtojmë se Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që në vitin 2005.

Të fundit

Dëmet nga alkooli, mjekët tregojnë pasojat: Aritmi edhe tek moshat 20 vjeçare

Trendi i të rinjve drejt alkoolit dhe kokteileve të ndryshme po shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e tyre. E...

13-vjeçari i thote ‘jo’ ideologjise LGBT: Shkolla e akuzon per homofobi

Kaos në Verona. Një djalë 13-vjeçar refuzoi të ngjiste shkallët ylber të shkollës, të krijuara për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet LGBT. Rezultati? Fillimisht...

KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë...

Udhëheqësit arabë në samit/ Diskutime për ‘fatin’ e Rripit të Gazës dhe planit të Trump

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka pasur kritika...

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e quajtur një “aleancë konservash”. Avokati Ylli Manjani,...

Lajme të tjera

Web TV