Ministrja e Jashtme e Kosovës kundër “Mini-Shengenit”, thirrje nga Sllovenia: BE-ja duhet ta ndalë, rrezikon paqen në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo afër Kranjit të Sllovenisë, mikpritës i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gashper Dovzhan.

Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Sipas njoftimit nga MPJ, ministrja Gërvalla, theksoi në fjalën e saj se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket çështjes së menaxhimit të pandemisë.
Ajo theksoi ndihmën e jashtëzakonshme në këtë drejtim të BE-së, vendeve anëtare të saj, por edhe të vendeve jashtë BE-së si Norvegjia dhe SHBA-të.

Teksa ka folur për bashkëpunimin rajonal, Gërvalla është ndalur tek ideja e tregut të përbashkët rajonal si plan dhe strategji për bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhje të konflikteve.

Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhura.

“E quajnë ‘Mini-Shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë”, ka plotësuar Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta ndalur këtë proces para se të jetë vonë. “Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka shpjeguar ajo më tej.

Lexo edhe :  28 parti në garë, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Më tej diskutimet u zhvilluan duke u fokusuar në temat që lidhen me procesin e zgjerimit, sundimin e ligjit si dhe zgjidhjet për krijimin e një Evrope të qëndrueshme pas pandemisë Covid-19. Me këtë rast u bë thirrje që të bëhet vaksinim në masë në mënyrë që sa më parë të gjitha shtetet t’i kthehen normalitetit.

Të fundit

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i socialdemokratëve për kancelar

Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të...

Lajme të tjera

Web TV