Reforma në drejtësi/ Yuri Kim: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e ditës së sotme, rikthehu edhe njëherë vëmendjen në pyetjet e gazetarëve lidhur me Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja u shpreh se pavarësisht “cinizmit të disave”, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate dhe se është kritike tani që populli shqiptar të kërkojë ndryshimin për të ecur përpara.

Gjatë postimit të saj në Instagram, ka shkruar edhe mbi bukurinë e vendit tonë, duke theksuar se vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën mbi cinizmin. Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Ambasadores:

Ishte magjepsëse të dëgjoja këngë popullore shqiptare të kënduara nga Ansambli “Zánat” në Ishullin Maligrad. Faleminderit Festivalit Mik për bashkimin e artistëve dhe artdashësve. Pas performancës, disa gazetarë pyetën nëse kisha shpresë për Shqipërinë dhe çfarë mendoja për reformën në drejtësi dhe të ardhmen.

Unë u thashë atyre se kam shpresë të pafund në Shqipëri; që megjithë obstruksionizmin dhe cinizmin e disave, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë; dhe se është kritike tani që populli shqiptar të vazhdojë të kërkojë ndryshimin, të vazhdojë të ecë përpara së bashku, të mos dorëzohet kurrë. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz – nga veriu në jug, nga malet në bregdet. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese. Le të vazhdojmë përpara së bashku. Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën (e cila kërkon shumë punë) mbi cinizmin (i cili për mendimin tim është dembel moralisht dhe intelektualisht). Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton. Do të jetë punë e vështirë, por ne do të jetë me ju çdo hap deri në të fund.

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Hënë moti parashikohet të...

A uleni shpesh këmbëkryq? Pesë arsye pse duhet ta shmangni

Të gjithë ne kemi mënyrën tonë të të qëndruarit ulur dhe të ndihemi rehat, por kjo nuk do të thotë se nuk e sforcojmë...

Çfarë i ndodhi? Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas një raporti të Associated Press. Papa...

A do të jetë pjesë e Big Brother Albania? Xheneta Fetahu flet në “Fan Club”

Së fundmi është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë. Gjithsesi, këto aludime...

Sojli: Parashqevi Simakun nuk e mbështetën! Mund të kishim dhe ne një Céline Dion

Në Shqipëri ai mbahet mend si një nga artistët më të dashur, por në SHBA, rrugëtimi tij vijoi edhe më tej, duke u shndërruar...

Lajme të tjera

Web TV