Misteri në Kroaci, familjarët nuk po gjejnë dot vajzën pas aksidentit: Nuk është as në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e një vajze e cila ishte e përfshirë në aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë, nuk po dinë asgjë për fatin e saj.

Djali i xhaxhai së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo pasi që nuk po gjendet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllai është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pyetur , kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy brenda. Kemi thirr në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai në RTK.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel.
Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviç ka thënë se në këtë numër: “00 385 35 201 111” qytetarët mund të kontaktojnë për të marrë informacione.

Po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.

Të fundit

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Lajme të tjera

Web TV