COVID-19/ Protesta në Europë kundër certifikatës së gjelbër dhe vaksinimit të detyrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Francë kanë shpërthyer protesta të ashpra pas hyrjes në fuqi të detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbër anti-covid, për të hyrë në bare, restorante dhe në ambiente të tjera kulture dhe argëtimi. Në disa zona të Parisit nuk kanë munguar përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Autoritetet njoftuan se 18 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit. Të udhëhequr kryesisht nga “jelek-verdhët”, slogani kryesor i protestuesve ishte: “Nuk jemi minj laboratori”!

Revoltimi nisi dhe për vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Propozimi I këtij ligji është paraqitur nga Presidenti Macron, dhe është aprovuar ditën e Premte në Asamblenë Kombëtare.

Rastet pozitive me variantin Delta po shtohen në të gjithë Francën. Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 25 mijë të infektuar. Protesta gjithashtu ka pasur edhe në shumë qytete të Italisë, ku mijëra persona kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj certifikatës së gjelbër, e cila do të jetë e detyrueshme duke nisur nga data 6 Gusht.

Ashtu si në Francë, vetëm zotërimi i certifikatës së Gjelbër do të lejojë hyrjen në palestra, muze, kinema, teatro, restorante dhe në ambiente të tjera kulturore.

Kryeministri Italian Mario Draghi është shprehur se ka qenë I detyruar që ta bëjë të detyrueshme certifikatën e gjelbër, në mënyrë që qeveria të mos detyrohet të rivendosë masa të rënda shtrënguese dhe mbyllje qoftë edhe të pjesshme, të cilat, sipas Draghit, edhe ekonomikisht janë katastrofike.

Protestat ndaj masave anti-covid kanë përfshirë edhe Hollndën. Mijëra protestues u mblodhën këtë fundjavë në një park publik në periferinë e Amsterdamit. Duhet theksuar se prej muajsh Holanda është ndër vendet më opozitare ndaj masave anti-covid të vendosura nga BE.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV