The Daily Colonist (1940)/ Mbreti Zog po mëson anglishten dhe ngadalë po fiton zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2021

“The Daily Colonist” ka botuar, me 13 tetor 1940, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me mësimin e gjuhës angleze nga Mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti po mëson anglishten

Burimi : The Daily Colonist, 13 tetor 1940, f.4

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili po jeton në Londër në hotelin West End me mbretëreshën e tij të re, djalin dhe gjashtë motrat e tij, po fiton ngadalë zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi.

Çdo ditë ai studion gjuhën angleze, duke u përpjekur të lexojë gazetat tona, duke biseduar me rrethin e tij të ngushtë të miqve anglezë dhe duke marrë mësime anglisht nga gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë.

Fjalitë e thjeshta të tilla si “It has been a lovely day – Ka qenë një ditë e bukur” janë gjithçka që ai mund të flasë për momentin.

Djali i tij gjashtëmbëdhjetë muajsh, Princi Leka – shkurtim i emrit Aleksandër – po mëson gjithashtu anglisht. Ai tashmë di disa fjalë të tilla si baba, mama, përshëndetje, lamtumirë, park.

Ai ishte i veshur me çizme të vogla të bardha për fëmijë dhe një kostum me ngjyrë luleshtrydhe kur e pashë duke u larguar për shëtitjne e tij “kushtetuese” rreth parkut (shkruan një reporter i Overseas Daily Mall). I pyetur se çfarë do të shihte, ai u përgjigj “Quack-quacks”.

Princi i vogël me flokë të çelët ka shtuar në peshë dhe ngjyrë që kur erdhi në Angli.

Ai tashmë ka udhëtuar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, Belgjikë dhe Francë, duke ikur nga një armik për të cilin nuk di asgjë.

Herë pas here Mbreti Zog shoqëron gruan dhe djalin e tij nëpër parqe.

Gradualisht ai po sheh vende me interes – Kew Gardens, Dhoma e Komunave, Gjykatat e Drejtësisë.

Mbretëresha Geraldinë ka vajtur pa u vënë re disa herë në kopshtin zoologjik.

Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij tani po mendojnë të marrin një shtëpi në vend – ndoshta në Surrey. Ata kanë vizituar agjentë të pasurive të patundshme, por ende nuk kanë gjetur atë që duan.

 

Të fundit

Trump: Marrëveshja për shitjen e TikTok pritet para të shtunës

Presidenti Donald Trump tha se një marrëveshje për shitjen e TikTok nga kompania kineze mëmë, ByteDance, do të arrihet përpara afatit...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha e mban datën sekret, ja kur mbërrin LaCivita në Shqipëri

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një konference për mediat nuk pranoi të bënte publike datën se kur strategu apo këshilltari i fushatës së opozitës...

Dallgë kullash në Tiranë e Vlorë/ KKT miraton lejet për 24 kulla në kryeqytet

Lumenjtë e betonit në kryeqytet nuk kanë ndër mend të ndalen, teksa qeveria miraton në seri kulla të reja. Por tashmë epidemia është zgjeruar...

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë Kushner, do jetë vonë!

Alexander Lobrano, Air Mail* Me një vijë bregdetare të pacenuar, Shqipëria është e destinuar të thithë udhëtarë të guximshëm. Një këshillë që ju vlen: Vizitojeni...

Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë!

“Kursi është djallëzor dhe i paparashikueshëm”, kështu u shpreh në verën e vitit 2024 guvernatori Gent Sejko teksa fliste në Kuvend. E pikërisht kështu...

Lajme të tjera

Web TV