“Ndiq paranë”, Soreca mesazh nga Vlora: OFL nën udhëheqjen e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ishte sot në Vlorë. Takoi kryebashkiakun, Dritan Leli, dhe pati një bashkëbisedim me të rinjtë, ku foli për sfidat me të cilat ata përballen dhe se si Bashkimi Evropian mund t’i përkrahë.

Ndërkohë Soreca komentoi nga Vlora “Operacionin Forca e Ligjit”. Ai tha se motoja “Ndiq paranë” është mënyra e më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Ai theksoi se ka vullnet politik për ta bërë një gjë të tillë. Soreca shtoi gjithashtu se Operacioni Forca e Ligjit duhet të jetë nën udhëheqjen e SPAK, prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sa i përket operacionit forcat e ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se logoja ndiq paranë është mënyra e duhur për të luftuar krimin e organizuar dhe tregon vullnetin politik për të trajtuar këtë problem.

Mënyra si do të impelemnetohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër. Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.

Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet qe kane te bëjnë me sundimin e ligjit por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shume  e rëndësishme qe kjo platforme të punojë nën udhëheqjen e SPAK. Jam në kontakt me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK“, tha Soreca.

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV