Po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze, dy shqiptarët plagosin policin në Mykonos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë ndaluar dy ditë më parë në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze. Shqiptarët u ndoqën nga policia greke dhe gjatë aksionit njëri prej efektivëve mbeti i plagosur në kyçin e këmbës.

Policia i kishte studiuar mirë lëvizjet e tyre. Autorët shqiptarë hoqën bluzat e bardha dhe vendosën në kokë copa të zeza në mënyrë që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ndjekja e tyre. Sipas tyre, njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos në zonën e Agios Lazaros. Pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij, ata kanë hequr kokoret dhe bluzat e bardha që mbanin veshur duke vendosur në kokë bluza të zeza. Njëri prej tyre ka marrë një levë të kuqe në motor.

Më pas ata kanë lënë motorin duke hedhur kokoret dhe bluzat 200 metra larg. Pasi kanë pikasur policinë ata kanë nisur të vrapojnë. Pas 500 metrash janë ndarë duke u vendosur në vende të ndryshme. Pas kërkimeve policia gjeti bluzat dhe kokore si dhe dy kaçavida.

Një prej të arrestuarve i tha bluve se e kishte takuar bashkëpunëtorin e tij në ishull dhe nuk kishte asnjë dijeni se motori i tij ishte i vjedhur.

Të fundit

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Lajme të tjera

Web TV