Përmbysi autobusin në Kroaci, Gjykata vendos 1 muaj arrest me burg për shoferin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroaci

Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona.

Dje autoritetet kroate dëgjuan palët, shoferin dhe provat e grumbulluara, ndërsa sot vendosi që shoferi të qëndrojë një muaj në paraburgim, më pas do të ketë vlerësim në vazhdimësi të masës në bazë të hetimeve që po vijojnë nga autoritetet.

Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt” theksojnë autoritetet kroate.

Por edhe vetë shoferi pas arrestimit e pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi në timon, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte ndërruar me kolegun e tij.

Mediat kroate shkruajnë se në bazë të ligjeve vendase shoferi nga Kosova rrezikon maksimumi 15 vite burg për aksidentin që shkaktoi.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Të fundit

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Lajme të tjera

Web TV