13-vjeçarja u mbyt në lumin Buna, flet i ati: Vajza nuk dinte not, jam i shokuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në afërsi të fshatit Oblikë, Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Në një intervistë për “News 24” babai i vajzes, Naim Lani shprehet se ka qene ne Ulqin te Malit te Zi duke punuar dhe përmes telefonatës urgjente e bashkëshortes se tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë. Mes dhimbjesh ai rrëfen se vajza nuk dinte not mirë dhe se bashkë me tre fëmijët e tij ka qenë edhe një i rritur.

“Vajza ka ardhur per t’u larë në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lumë pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lumë. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”- shprehet ai.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV