Shifrat në Kosovë, rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind të rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të këtij virusi.

Sipas tyre, ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë. Përveç variantit Delta, rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa, derisa në këtë shtet nuk ka prani të varianteve Beta dhe Gama.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi.

Sipas tij, arma e vetme kundër pandemisë, është vaksinimi.
“Sot kur vendi ynë ka vaksina për secilin qytetar, dhe kur qytetarët mund të zgjedhin vaksinën, dhe kur janë hequr kategoritë e vaksinimit, nuk ka arsye të vetme për të mos u vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Ai deklaroi se interesim më i madh për t’u vaksinuar vërehet në Prishtinë, ndërsa ka qytete tjera që janë duke treguar më shumë hezitim.
Sipas ministrit Vitia, Kosova aktualisht ka kapacitet për të vaksinuar 16 mijë deri në 20 mijë persona në ditë, mirëpo ky vend është ende larg cakut të imunizimit të 60 për qind të popullatës kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton ky virus.

Ministri Vitia, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të shtrirë oksigjenimin qendror aty ku ka munguar në spitalet e Kosovës, si dhe janë bërë intervenime urgjente ku është parë se ka pasur nevojë gjatë valëve paraprake të pandemisë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lia e dhenve, e njohur edhe si lija e ujit, dhe se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të brendshëm të CDC-së.

Lexo edhe :  50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët.

Muajin e kaluar, një studim ka treguar se 99 për qind e vdekjeve me koronavirus, janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.

Situata epidemiologjike me koronavirus në Kosovë
Më 29 korrik autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar 72 raste të reja me koronavirus.

Ato kanë rezultuar pas testimit të 2,443 mostrave.
Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë pranverën e vitit të kaluar, janë konfirmuar gjithsej 108,203 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,633 janë shëruar. Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë 400,217 vaksina kundër koronavirusit – 12,123 vetëm në 24 orët e fundit. Mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV