Vijon aksioni i policisë rrugore/ “Jaguar” u kap me shpejtësi 191 km/orë, gjobitet shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset kryesore të vendit, ndikuar dhe nga fluksi i shtuar i automjeteve në pik të sezonit turistik.

Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit, apelon shoferët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve. Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Rrugën e kombit, është konstatuar një makinën tip “Jaguar” duke ecur me shpejtësi 191/ km në orë.

Drejtuesi, një shtetas kosovar rezident në Angli është gjobitur me 400 mijë lekë gjobë.

Shpejtësi të larta janë regjistruar edhe në “Bypass-in” e Fierit dhe në Tiranë-Durrës-Kavajë. Kësisoj uniformat blu kanë arrestuar 14 shoferë, kanë pezulluar 56 leje drejtimi si dhe kanë vendosur mijëra gjoba.

Njoftimi i policisë:

Fluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim. Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, përdorni rrugë alternative dhe shmangni orët e pikut.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë 24 orëve janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se dyfishi i normës së lejuar.

Në Rrugën e Kombit, në drejtimin e lëvizjes Kukës-Rrëshen, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar me radar shtetasi kosovar E. B., rezident në Angli, duke qarkulluar me një mjet “Jaguar”, me shpejtësi 191 km/orë. Ky drejtues u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Lexo edhe :  E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Shpejtësi të larta janë konstatuar nga shtetas të tjerë kosovarë, rezidentë në Zvicër, Angli e vende të BE-së, që qarkullonin me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, në Bypass-in e Fierit dhe në Tiranë-Durrës-Kavajë.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2019 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore përgjatë gjithë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

 

Të fundit

Peshku sulmon dhe “ kafshon”gruan që pretendonte të ishte një sirenë në një akuarium

Një episod i rrallë që i ka ndodhur një gruaje në një akuarium në Kinë duke u sulmuar nga...

Vodhi para dhe ushqime në një dyqan në Koplik, pranga 31-vjeçarit

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili vodhi një natë më parë në një dyqan një shumë parash...

The Guardian: Çfarë do të thotë për Serbinë dorëheqja e kryeministrit Vučević?

Kryeministri populist i Serbisë, Miloš Vučević, ka dhënë dorëheqjen në një përpjekje për të qetësuar tensionet politike pas muajsh protestash kundër korrupsionit. Protestat filluan në...

10 mijë turistë në një resort në Itali, kaos nga një video në TikTok

Mijëra turistë janë përfshirë nga kaosi në një resort skish në Apenine të Italisë. Shumë prej tyre ishin pushues njëditore të ndikuar nga një...

Suedia dërgon kriminelët për vuajte dënimi në burgjet jashtë vendit, zbulohet arsyeja

Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29...

Lajme të tjera

Web TV