Detaje tronditëse/ Mjekët në Pogradec e futën foshnjen në kuti, e quajtën të vdekur se nuk qau

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e foshnjës në Pogradec për të cilën u procedua mjekja e maternitetit.

Mësohet se mjekja e klasifikoi foshnjën të vdekur pasi nga lindja përpara kohe ajo nuk qante.

Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në javën e 24 të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si abort, pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.

Akoma më e rëndë, mjekja e vendosi fëmijën në një kuti dhe e ka lënë në një sallë pasi ajo nuk qante. 3 orë më vonë, motra e babait të foshnjës e cila hyri në këtë dhomë dëgjoi të qarat e fëmijës.

Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar por nuk ka arritur të mbijetojë.

Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort.

Ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit teksa policia po vijon hetimet për mjeken e maternitetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 24 korrik teksa u dërgua në spitalin e Tiranës. Më datë 31 korrik, foshnja nuk ka mundur dot të mbijetonte.

Të fundit

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin...

Irfan Hysenbelliu kërcënohet, avokatët nisin procedurat

Botuesi i News24 dhe Panorama Group, Irfan Hysenbelliu, së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar...

Juventusi tenton Zhegrovën, oferta është spektakolare!

Juventusi ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Sipas mediave italiane, 'Zonja e Vjetër' është e gatshme...

Vdekja e Matthew Perry, “Mbretëresha e Ketaminës” deklarohet fajtore

E ashtuquajtura Mbretëresha e Ketaminës, e akuzuar për shitjen e drogës te Matthew Perry disa ditë para vdekjes së tij, ka pranuar të deklarohet...

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV