Mjekja nën hetim/ Tha se foshnja lindi e vdekur, halla e gjeti gjallë në kuti pas tre orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhorjela Çule/ Një mjeke e Maternitetit të Pogradecit është vënë nën hetim nga Prokuroria e qytetit pasi dyshohet se ka neglizhuar dhe nuk është kujdesur pas lindjes për foshnjën e një shtetaseje, që pas dërgimit në Tiranë, fatkeqësisht ndërroi jetë.

Mësohet se Policia nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekes pas denoncimit që ka bërë familja, e cila pësoi humbjen e rëndë. Foshnja ka ndërruar jetë në Tiranë, disa ditë pasi erdhi në jetë në Maternitetin e Pogradecit. Policia ka proceduar penalisht mjeken që klasifikoi si të vdekur foshnjën e lindur para kohe. Nga ana tjetër, mjekja Genta Shyta ka deklaruar në Polici se në fakt ka qenë një abort, por ka ndodhur një mrekulli që foshnja është kthyer në jetë.

NGJARJA

Një nënë 21-vjeçare lindi foshnjën në javën e 24-t të shtatzënisë, ndërkohë që mjekja në kartelë e regjistroi si abort edhe pse fëmija ka qenë ende gjallë. Me justifikimin se nuk kishte dëgjuar të qarat e para të foshnjës, e ka vendosur atë në një kuti duke e lënë në një sallë tjetër. Ka qenë halla e bebes, motra e babait, ajo e cila ka hyrë në dhomën ku mbahej foshnja pas 3 orësh dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë, por fëmija nuk ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në Polici të gjithë ngjarjen, duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa Policia sekuestroi kartelën mjekësore dhe i mori deklarim mjekes Genta Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një mrekulli sipas saj. Ndërkohë që ditën e djeshme është dërguar dosja në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Sipas referimit në organin e akuzës, mjekja 51-vjeçare më datë 24.07.2021 dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes foshnjën e shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, ku më datë 31.07.2021 ka ndërruar jetë.

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV