“Situata është shumë e vështirë”, Peleshi mbërrin në Gjirokastër: Mos bëni rezistencë, largohuni nga banesat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka mbërritur në fshatin Asim Zenel i cili është përfshirë nga flakët.

Peleshi u shpreh se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme

Ai u ka bërë thirrje të gjithe banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar.

“Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat”- u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se të gjitha forcat ajrore, zjarrfikëse do të përqëndrohen në fshatrat e Gjirokastërës pasi zjarri në Llogara është vënë nën kontroll.

Ne do të bëjmë çdo gjë edhe me forcat ajrore pasi zjarret në Llogara janë vënë nën kontroll. Do të përqëndrojmë të gjitha forcat njerëzore, ajrore për të bërë më të mirë”- tha ministri.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV