Ministria e Mbrojtjes: Është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Gjirokastër, vijon puna për kontrollin e vatrave të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për mediat ka bërë me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona të vendit në jug dhe në veri.

Në deklaratën e ministrisë mësohet se në Gjirokastër është bërë i mundur shuarja e të gjithë vatrave të zjarrit, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit.

Ndër të tjera ministria thekson se janë aktivizuar disa vatra të tjera zjarri në zonën e Dibrës, në Elbasan dhe vijon puna për neutralizimin e flakëve në fshatin Cukal në Shkodër.

Pas një pune të palodhur të efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e të gjitha vatrave të zjarrit në Gjirokastër. Por situata po mbahet nën monitorim.

Puna nga forcat operacionale po vijon për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivuar vatra e zjarrit. Gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.

Zjarri  në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, te cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Zjarri në qyteti Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon me intensitet të ulët. Është izoluar një pjesë e madhe e vatrës dhe po punohet për shuarjen përfundimtare.

Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore, pak e pyllëzuar në fshatin Lukan, njësia administrative Selishtë, në bashkinë Dibër. Vatra mbetet aktive, por pa probleme për përhapje të mëtejshme. Edhe aty janë angazhuar forca të pushtetit vendor, të cilat po mbajnë situatën nën kontroll.

Në fshatin Zogas, në Skrapar, zjarri mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat. Situata po ndiqet në vijim.

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Gropat e Borës”, midis fshatrave Cerujë dhe Gur i zi, njësia administrative Labinot Mal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pylli me bimësi të ulët. Situata edhe këtu është në monitorim”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Lexo edhe :  Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë është shënuar dhe viktima e parë nga flakët e zjarrit. 64 vjeçari Andrea Haxhiraj ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit.

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV