Zjarri në Atikë shkrumboi 80 shtëpi, ja çfarë zbuluan autoritetet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarri i rënë në Varibobi, pranë Athinës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale duke djegur deri më tani 80 shtëpi.

Ky zjarr përbën vatrën me të madhe aktualisht në Greqi duke u kthyer në problemin kryesor të autoriteteve, të cilat së fundmi kanë bërë edhe një zbulim që lidhet me mënyrën se si po digjen hapësira të mëdha me pyje në zonë.

Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar.

Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri  “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar.

Nga matjet e bëra rezulton që ndërkohë që në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit duke shkuar deri në 20 km/h, gjë e cila sipas ekspertëve po bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zonë.

Të fundit

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Lajme të tjera

Web TV