“Më serioz se Delta”, Fauci i shqetësuar: Në vjeshtë mund të shfaqet variant rezistent ndaj vaksinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një ditë pasi tha se priste që rastet me koronavirus në SHBA të ulen, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend është shprehur sot se në vjeshtë mund të përhapet një variant i ri rezistent ndaj vaksinave.

Në një bisedë me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Dr. Anthony Fauci tha se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive parashikoi gjithashtu se SHBA do të regjistrojë deri në 200,000 raste në ditë para se numri i të infektuarve të nisë të bjerë.

Por vetëm një ditë më vonë, mjeku tha se situata mund të përkeqësohet. Në një intervistë me McClatchy Fauci tha se janë shfaqur kaq shumë variante gjatë pandemisë saqë druhet se një lloj më serioz se sa varianti Indian ‘Delta’ mund të jetë në horizont.

Fauci druhet se virusi mund të bëhet më vdekjeprurës me kalimin e kohës, dhe madje të evoluojë deri në pikën ku mund të anashkalojë vaksinat e disponueshme aktualisht.

Të fundit

Konfliktet ushtarake, izraelitët anulojnë kontratat turistike në Shqipëri

Tentativa e resorteve pranë bregdetit shqiptar për të tërhequr turistë me potencial të lartë ekonomik duket se këtë sezon...

Bizneset e vogla, motori i punësimit/ Ja sa është rritur numri i të punësuarve këtë vit

Bizneset e vogla mbajne peshën kryesore të numrit të personave të punësuar në vend.Sipas të dhënave të Instat gjatë vitit 2024 në Shqipëri në...

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë...

S’ka më ishuj të veçuar, pesë drejtimet ku preket Shqipëria nga konflikti Izrael-Iran

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

A do të trondisë kriza e re në Lindjen e Mesme ekonominë botërore?

Nga Larry Elliott Tregjet financiare e kuptuan qartë mesazhin kur Donald Trump ndërpreu pjesëmarrjen në samitin e G7 në malet shkëmbore të Kanadasë këtë javë....

Lajme të tjera

Web TV