Merr më shumë se Neymar/ Zbulohet kontrata e re me Leo Messit me PSG, ja shuma që do të përfitojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi do të shkojë te Paris Sant German, PSG. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka arritur akordin për një kontratë dy vjeçare deri në vitin 2023 dhe me opsion për një vit shtyrjeje.

Kështu sipas mediave ka marrë fund dilema se ku do të luante ylli argjentinas në Angli apo në Francë.

PSG po ofron 35 milionë Paund, ose 40 milionë euro në sezon [shtesa të përfshira] deri në vitin 2023, plus opsion për të zgjatur deri në vitin 2024.

Sipas L’Equipe, klubi francez ka një kontratë të gatshme për Messin për tre vjet, me atë të fundit që është opsionale. Messi do të fitojë një pagë vjetore neto prej 40 milionë eurosh, më shumë se 35 milionë euro të Neymar.

“Shifra është pak më pak se ajo që klubi francez ishte i gatshëm të ofronte në të kaluarën,” shkroi L’Equipe. “Por oferta i përshtatet me kërkesat e lojtarit dhe i jep atij të paktën dy vjet”.

“Një takim midis PSG dhe përfaqësuesve të lojtarit është caktuar për të Dielën”, shkruan gazeta franceze.

Paris Saint Germain synon ta prezantojë Messin para tifozëve të martën e 10 gushtit në kullën e Eiffiel, ndërkohë që argjentinasi te PSG ribashkohet me shokun e tij të vjetër Neymar Jr, por edhe shokët e tij në kombëtaren argjentinase Di Maria e Paredes.

Me Messin në skuadër Pochettino mund të hedhë në fushë një formacion yjesh me Donnarumman në portë, Hakimin, Marquinhos, Ramos e Bernat në mbrojtje, Verratin, ëijnaldum e Di Marian në mesfushë dhe Neymar, Mbappe e 6-herë fituesin e e Topit të Artë në sulm, 11-she kjo që nuk duhet ta diskutojë fitimin e titullit kampion në Francë dhe duhet të tentojë me çdo kusht triumfin në Champions League.

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV