Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra ende aktive, serioze situata pranë Parkun e Llogarasë e në Majën e Rrunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në territorin e vendin janë disa vatrat e zjarrit të cilat janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aktualisht aktive është vatra e zjarrit në Dukat të Ri. Pika kritike njoftohet se u izolua gjatë natës nga forcat operacionale, duke eliminuar rrezikun e kalimit të zjarrit në fshat, por përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.

Serioze gjendja raportohet të jetë pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku janë përqendruar të gjitha forcat, për të bërë të mundur normalizimin dhe izolimin e flakëve. Strukturat janë në ndjekje të dinamikës, e cila ndryshon për shkak të kushteve atmosferike.

Një tjetër vatër serioze është ajo në fshatin Thirrë, në qarkun e Lezhës, ku puna vijon për vënien nën kontroll nga ana e FA, punonjësve të shërbimeve vendore, por edhe me ndërhyrje nga ajri.

Vatra më e nxehtë është ajo në Majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit. Mësohet se në këtë majë kanë nisur operacionet nga ajri për shuarjen e flakëve. Helikopteri ka bërë dy fluturimet e para duke hedhur ujë mbi vatër.

Është vënë nën kontroll vatra në zonën e quajtur Laku i Thive. Puna vijon edhe në pjesën që ndodhet në fshatin Munellë-Domgjon, në Mirditë, ku ka situatë aktive.

Janë raportuar edhe disa vatra të reja, njëra në fshatin Patalej në Lezhë, një tjetër vatër në Gjallicë në Kukës me përmasa të vogla si dhe një vatër në fshatin Cakran të Fierit, e cila ishte shuar 10 ditë më parë nga FA dhe është riaktivizuar. Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes dhe përmasave që po marrin flakët kanë shkuar në ndihmë edhe 40 efektivë të FA.

Lexo edhe :  Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Një vatër e re është njoftuar në pyllin e fshatit Gjorgos në Fier, ku për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Rroskovecit.

Nën monitorim janë zjarret e rëna në fshatin Vermosh në Malësi të Madhe dhe në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodnonit në Durrës. Këto vatra, sipas MM, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Të fundit

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me...

OBSH ngre alarmin: Temperaturat e larta po përhapin sëmundje që dikur ishin të rralla

Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm një emergjencë klimatike", paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin i Organizatës Botërore të...

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela...

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të...

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur...

Lajme të tjera

Web TV