Zjarret në Kaliforni/ Sipërfaqja e djegur me madhe se Los Angeles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë përpjekjet për shuarjen e vatrave të jashtëzakonshme të zjarrit në Kaliforni, në atë që konsiderohet si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.

 

Zjarri tashmë ka shkatërruar pothuajse të gjithë qytetin historik të Gold Rush të Greenville dhe autoritetet paralajmërojnë se mund të duhen javë për t’u kontrolluar

 

Aktualisht në vend janë 11 vatra zjarri që kërcënojnë gati 14,000 banesa ndërkohë që tashmë  janë djegur më shumë se 400 të tjera.

 

Tymi i dendur ka mbuluar pyjet piktoreske të Kalifornisë Veriore. Erërat nuk pritet të arrijnë shpejtësinë e ditëve të kaluara, por ato janë gjithsesi shqetësuese për zjarrfikësit që po punojnë në kushte të vështira për të mbrojtur mijëra shtëpi të kërcënuara nga flakët.

 

Valët e të nxehtit dhe thatësira si pasojë e  ndryshimeve klimatike i kanë bërë zjarret më të vështira.

 

Punëtorët e ekipeve të shpëtimit po përgatiten për temperatura më të larta prej 38 gradë Celsius (100 F) në ditët në vijim, gjë që do vështirësojë ndjeshëm edhe procesin e shpëtimit.

 

Zjarri i ashtuquajtur Dixie filloi më 13 korrik dhe që atëherë ka shkatërruar më shumë se 463,000 hektarë tokë.  Tre persona janë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.

 

Të fundit

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Lajme të tjera

Web TV