I arrestuan burrin gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Angela Martini ‘ndihmoi’ policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak çastesh u njoftua se Interpol dhe policia greke kanë arrestuar në Mykonos Dragoș Săvulescu biznesmenin e njohur dhe bashkëshortin e modeles shqiptare Angela Martini. Që prej vitit 2019 rumuni ishte në arrati pasi ishte dënuar me 5.5 vite burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Por mediat rumune kanë shkruar se arrestimi i tij në Mykonos nuk ishte i papritur dhe surprizë pasi ishte vetë Angela Martini ajo që ‘ndihmoi’ policinë në arrestimin e tij. Angela Martini është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo ditë poston foto dhe video nën shoqërinë e bashkëshortit të saj i cili nuk nguron t’i bëjë surpriza të shumta. Vetë Angela kohët e fundit kishte ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet me bashkëshortin e saj në Itali dhe së fundmi në Greqi. Pasi policia është vënë në dijeni të vendndodhjes së rumunit ka shkuar dhe e ka arrestuar në ambientet e një lokali teksa ai ishte duke darkuar nën shoqërinë e disa personave.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV