Basha në dhimbje për vdekjen e Pagarushës, ja lidhja që kishte me nënën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha me anë të një të statusi në Facebook ka shprehur keqardhje për vdekjen e këngëtares së madhe Nexhmie Pagarusha.

Basha ka thënë se zëri i saj e ka shoqëruar që fëmijë pasi Pagarusha nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e nënës së tij por një frymëzim dhe gëzim për të.

Statusi i Bashës:

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”

Të fundit

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës...

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë...

Lajme të tjera

Web TV