Shpërthen kamioni me karburant në Liban, humbin jetën 28 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 28 persona kanë vdekur pasi një kamion, që po barte karburant, ka shpërthyer në Akkar të Libanit. Shkaku i shpërthimit, që ndodhi më 14 gusht, është ende i paqartë.

Kryqi i Kuq në Liban tha se ekipet kanë transportuar 20 trupa nga skena dhe shtoi se ka ende të lënduar. Kjo organizatë tha se numri i të lënduarve është 79.

Libani po përballet me varfëri, rënie të vlerës së monedhës kombëtare dhe mungesë të gjërave bazike, siç janë ilaçet. Po ashtu, ky shtet përballet me mungesë të madhe të karburanteve, që ka bërë që njerëzit të kenë vetëm dy orë energji elektrike brenda ditës.

Ushtria e Libanit tha më 15 gusht se kishte konfiskuar mijëra litra benzinë dhe naftë që shpërndarësish po grumbullonin në stacione në mbarë vendin.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se kamioni i mbushur me karburante që ushtria kishte konfiskuar – që ishte pjesë e përpjekjeve për të ndaluar grumbullimin e paligjshëm të karburanteve – ka shpërthyer.

Kjo agjenci tha se shpërthimi ndodhi gjatë natës kur “banorët ishin mbledhur rreth këtij kamioni për të marrë benzinë”.

Agjencia shtoi se ushtria ishte larguar nga vendi para se të ndodhte shpërthimi.

Ky shpërthim në rajonin Akkar vjen dy javë pasi Libani shënoi përvjetorin e parë të shpërthimit në portin e Bejrutit, ku u vranë mbi 200 persona.

Ish-kryeministri Saad al-Hariri tha se shpërthimi i kamionit me karburante “nuk ka dallim nga masakra në port”. Ai u bëri thirrje zyrtarëve, përfshirë edhe presidentit, që të marrin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje.

Të fundit

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Lajme të tjera

Web TV