SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit prej 17 miliardë lekë të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos.
Agjencia Kombëtare e ujësjellës kanalizimeve ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl” duke u konsideruar si një fitim “me negocimi, pa shpallje paraprake”.
Sekuestrimi është bërë këtë fillim jave. Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon dyshime për një proces të paracaktuar./Fjala.al