Komunitetet fetare: Hapni zemrat, mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me situatën aktuale në Afganistan dhe strehimin në vendin tonë e qindrave prej tyre. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Komuniteti Mysliman, shkruan se shqiptarët dhe besimtarët myslimanë duhet të tregohen bujarë me mërgimtarët afganë dhe të japin ndihmesën e tyre me aq sa munden. Duke e nisur me “Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit!”, Komuniteti Mysliman bën thirrje besimtarëve që ti mirëpresin dhe të tregohen bujarë me ta. “Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin”, shkruhet në deklaratën për shtyp. Më tej shkruhet se: “Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshtshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për këtë rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut”, shkruan Komuniteti Mysliman.

Edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka reaguar për situatën e krijuar në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar afganë, që kanë punuar për qeverinë amerikane. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, shprehet se mbështet nismën për pranimin e afganëve në vendin tonë, ndërsa ju drejtohet shqiptarëve me thirrjen “Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!”. “Ashtu sikundër çdo shtet demokratik , çdo shtet paqedashës , edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që me humanizmin e mikpritjen që e karakterizon, mirëpret popullin afgan, në mënyrë që ti mbrohet jeta e të mos kërcënohet e asgjesohet nga talebanët barbarshit, pse qëndroi në krah të NATOS, këtij institucioni paqedashës e ruajtës i jetës dhe i rendit”, u shpreh Baba Mondi. Ai ka falenderuar shtetin dhe qeverinë Shqiptare që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar popullin afgan që kërkon liri, paqe, ngrohtësi e dashamirësi. “Misioni i komuniteteve fetare jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, është përhapja e vlerave morale, paqedashëse, dhe mikëpritja e shpirtmadhësia.

Lexo edhe :  Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet këtë nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten, një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë. Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije, e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të”, u shpreh Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Të fundit

Debat i ashpër në parlament! Noka: Mamica e Kuvendit. Spiropali: Kujdes me fjalët

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi...

Rama, 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Për 60 minuta, kryeministri Edi Rama ishte në Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha. Mësohet se në...

Kryemadhi për Blushin: E largoi Metën nga shtëpia, s’po lejon fëmijët të takojnë babain

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për gazetarët para se të hynte në...

Amerika e Trumpit po fillon të duket gjithnjë e më shumë si Kina

Nga Jacob Dreyer* Dikur, shumë amerikanë besonin se Kina do të bëhej në mënyrë të pashmangshme më shumë si ne, vetëm nga fakti që po...

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV