Talebanët ndryshojnë stil, shfaqen me rroba firmato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talebanët e rinj braktisën pamjen e lënë pas dore të paraardhësve të tyre dhe iu kthyen veshjeve të shtrenjta, me syze dielli aviator, atlete të modeleve të fundit dhe kapele bejzbolli me logon e tyre.

Gjatë sundimit të tyre nga 1996 deri në 2001, talebanët ishin të njohur për veshjet e tyre modeste, tradicionale me mjekër të gjatë të rritur me kujdes dhe për më tepër për sjelljen e tyre të ashpër. Por luftëtarët e sotëm, të cilët me shaka i quajnë ‘talebanët 2.0’, kujdesen shumë më tepër për pamjen e tyre. Disa madje janë të rruar, duke braktisur mjekrën që kërkohet sipas ligjit të rreptë islam.

Ndërsa luftojnë kundër ndikimit perëndimor dhe nuk i lejojnë gratë të dalin nga shtëpia, e lëre të vishen me rroba firmato, ata zgjedhin rroba për veten e tyre që nuk janë asgjë tjetër veçse modeste, shkruan Daily Mail.

Atyre u pëlqen të pozojnë në pikat e kontrollit ose në rrugët e Kabulit ndërsa vazhdojnë të forcojnë pozitat e tyre në vend. Kjo ka bërë që përdoruesit e mediave sociale të tallen me luftëtarët si viktima të modës “avangarde” që punojnë me “stilistë” për të krijuar pamjen e tyre.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Lajme të tjera

Web TV