Flet babai i 9-vjeçarit që humbi jetën në Greqi: Iku pa bërë zë! Daja: Është rritur me sakrifica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes kaosit të dhimbjes së ikjes së djalit, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën teksa po luante me shokët e tij në Zakinthos, ka mundur të flasë për përjetimet e forta dhe momentin që i sollën trupin e ftohte të fëmijës në duart e tij.

“Nuk kam fjalë…më sollën djalin të vdekur në duart e mi. Ma solli babai i shokut të tij dhe komshiu im. Ai iku nga kjo jetë menjëherë, nuk u dëgjua asnjë i bërtitur apo zë. Po luante me shokët e tij”, tha babai i viktimës së pafajshme i mbrëmjes së djeshme.

Ai tha se shokët e tij moshatar panë të gjithë skenën, ndërsa ishte pikërisht babai i njërit prej tyre që e mori në krah dhe duke u dridhur siç tregoi ai ia solli djalin në pragun e derës.

“E panë shokët kur ishte pa ndjenja…njeri prej tyre i tha babait të tij, i cili e mori në krah dhe ma solli duke u dridhur. Mund të kishin të njëjtin fat me djalin tim edhe fëmijë të tjerë dhe do të vajtonim për shpirtin e pafajshëm të tyre. Do veproj në mënyrë ligjore.”, tha ai.

Me zë që i dridhej dhe sy të mbushur në lot, daja i 9-vjeçarit i rrënuar nga kjo humbje tragjike, tha se familja ka bërë shumë sakrifica për ta rritur dhe është një dhimbje e papërshkrueshme mënyra e ikjes së tij.

“Nuk kam fjalë, iku një engjëll dhe e kemi rritur me shumë sakrifica vetëm ne i dimë gjërat që kemi kaluar për ta rritur dhe iku në këtë mënyrë…”, tha daja në pamundësi për të mbajtur lotët.

Të fundit

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Sëmuren mbi 100 fëmijë, konsumuan drekën ku u gjet një gjarpër i ngordhur

Organizata indiane për të drejtat e njeriut po heton raportet se më shumë se 100 fëmijë u sëmurën pasi hëngrën drekë në shkollë, mbi...

Parashikimi i motit për sot, 2 maj 2025

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku vlera më...

Lajme të tjera

Web TV