Joaquin Correa nga Lazio te Inter, ja çfarë mbetet për të finalizuar marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha raportimet e fundit në Itali tashmë e quajnë çështje të mbyllur, Joaquim Correa do të jetë lojtari më i ri i Interit. Zikaltrit do t’i paguajnë Lazios për argjentinasin 30 mln euro plus 1 mln bonus.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Di Marzio, i cili thotë se tanimë po definohet mënyra e pagesës. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit me obligim blerje.

Kështu 27-vjeçari do të jetë emir më i ri për të kompletuar sulmin e kampionëve të Italisë. Interi në atë repart aktualisht ka emra si Lautaro Martinez, Edin Dzeko, Satriano, Aleksis Sanchez dhe Andrea Pinamonti. Tre emrat e fundit e kanë në dyshim të ardhmen e Interit.

Pinamonti është një hap larg Empolit në formën e huazimit. Satriano pritet të huazohet diku për të përfituar më shumë eksperiencë dhe Sanchez, me të gjithë potencialin e tij nuk është një garanci, për shkak të problemeve të shumta fizike që e shoqërojnë sistematikisht.

Sakaq, nuk përjashtohet mundësia që Interi të hidhet në ditët e fundit të merkatos në sulm për një tjetër sulmues, e emrat që përfliten janë ato të Lorenzo Insignes dhe Andrea Belottit.

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV