Industritë e bukurisë kërkojnë t’i zhdukin, por çfarë thonë studimet për rrudhat rreth syve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse industritë e bukurisë kërkojnë t’i zhdukin, studimet kanë treguar se të pasurit rrudha mund të jetë diçka pozitive.

Shkencëtarët nga Universiteti i Majamit dhe Universiteti Perëndimor kanë zbuluar se truri i njeriut është  i prirë t’i shohë njerëzit si më të sinqertë nëse kanë rrudha përreth syve kur buzëqeshin dhe rrudhin vetullat.

Njerëzit që kanë të ashtuquajturën “shenja Duchenne” duket se përcjellin emocione më të forta dhe më të sinqerta. Shkencëtarët u treguan disa vullnetarëve foto të personave me dhe pa këtë shenjë, për të parë cilat shprehi u perceptuan si më të rëndësishme.

Ata u kërkuan vullnetarëve që t’i gruponin këto shprehi emocionale si të sinqerta ose jo të sinqerta. Në fund shkencëtarët panë që njerëzit renditën buzëqeshjen “Duchenne” si më të sinqertë dhe më emocionale.

“Këto përfundime sigurojnë të dhëna të një gjuhe potenciale universale për leximin e emocioneve.

Për shembull, ta kuptosh nëse buzëqeshja e një të huaji është e sinqertë dhe nëse këtij personi mund t’i besosh, tregon nëse duhet apo jo ta shmangësh”, thotë Nour Malek, autor i këtij studimi.

Autorët thonë se ky studim mund të na ndihmojë të kuptojmë emocionet dhe mimikën e fytyrës./MCN.tv

 

Të fundit

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Lajme të tjera

Web TV